-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Hetimi i ‘Sterilizimit’- Klodian Rrjepaj: QSUT s’i plotësonte nevojat, sollëm inovacion

Kryesoret

Ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dëshmoi ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Ish-zyrtarit të lartë iu dha leje nga burgu për të dëshmuar në seancën që kërkoi komisioni parlamentar që drejtohet nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Rrjepaj deklaroi se projekti për repartin qendror të sterilizimit në QSUT është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

“Unë nuk jam në dijeni të të gjithë masterplanit. Unë jam në dijeni të projektit për repartin qendror të sterilizimit, të cilin e kam marrë. Jam në dijeni të projektit është bërë për repartit qendror të sterilizimit, në lidhje me investimin që është bërë aty dhe për atë që ajo përfaqëson. Është një inovacion që është bërë për shkak të një vullneti që ka pasur në atë kohë për të sjellë një ndryshim.

Unë jam në dijeni të masterplanit për QSUT, për repartin qendror të sterilizimit dhe në studimin që është bërë keni edhe informacion për 7 hidroklavat që ju përmendët. Në të njëjtën kohë që ekzistonin edhe hidroklavat në spitalet rajonale, ne kishim dhe kontrata me operatorë privatë, pra tregonte që nuk plotësonte nevojat”, tha Rrjepaj.

Rrjepaj është mes 9 të pandehurve të akuzuar nga SPAK për dosjen e ‘Sterilizimit’. Tre prej tyre janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Konkretisht ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit