-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë

Kryesoret

Numri i refugjatëve që jetojnë në Gjermani ka arritur një nivel të ri prej 3.48 milionë vetësh. Pak më shumë se një milion vetë vijnë vetëm nga Ukraina. Si rrjedhojë, refugjatët përfaqësojnë 4% të popullsisë.

Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetëLetrat e kërkesës për azil në Gjermani

Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, e cila citon përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të Partisë E Majta, në fund të gjysmës së parë të vitit 2024 në Gjermani ndodheshin rreth 3.48 milionë refugjatë. Sipas kësaj shifre, në Gjermani, në 2024-ën në Gjermani jetojnë 60.000 refugjatë më shumë se në fund të vitit 2023. Ky është dhe numri më i lartë që nga vitet 1950.

Kjo shifër përfshin të gjithë njerëzit, pavarësisht nga leja e tyre e qëndrimit, të cilët aktualisht kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, nga azilkërkuesit deri te refugjatët e njohur apo personat e toleruar. Nga 3.48 milionë refugjatë, rreth 1.18 milionë ishin vetëm refugjatë ukrainas.

Më pak njerëz u detyruan të largoheshin nga Gjermania
Për shkak të dëbimeve dhe largimeve, numri i personave në Gjermani që detyrohen të largohen nga vendi është në rënie, vijon raporti. Në mesin e vitit 2024, statistikat regjistruan 226.882 persona të detyruar të largoheshin nga Gjermania, 15.760 më pak se në fund të vitit 2023.

Gjermania tronditet nga një tjetër sulm me eksploziv, të paktën një i plagosur në Këln! Shpërthimi i dytë në tre ditë, policia në ndjekje të autorit
LEXO EDHE:
Gjermania tronditet nga një tjetër sulm me eksploziv, të paktën një i plagosur në Këln! Shpërthimi i dytë në tre ditë, policia në ndjekje të autorit
Clara Bünger, zëdhënëse e politikës së refugjatëve për grupin e Majtë në Bundestag, kritikoi debatin e imigracionit në Gjermani në dritën e këtyre shifrave. “Në Gjermani aktualisht jetojnë pothuajse 3.5 milionë refugjatë, shumë prej të cilëve kanë qenë këtu për dekada; kjo është vetëm katër përqind e popullsisë,” i tha Bünger gazetës./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit