Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke zhvilluar stërvitjen “Flamuri 2024”, kjo me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.
Armatimet dhe pajisje të shumta janë të ekspozuara në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviç” ku edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka qenë i pranishëm.
Duke pretenduar se ushtria serbe është ose e para ose e dyta më e forta në Europë tha “krenarisht ka sot shumë tanke, radarë dhe raketa”.
“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç.