Presidenti Bajram Begaj ka shpallur një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke theksuar se konfliktet e fundit paraqesin rreziqe serioze për paqen globale.
Ai e përmendi historinë e shqiptarëve si një tregues të paqedashësve dhe theksoi rëndësinë e shpërndarjes së modelit të paqes.
“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të”, tha Begaj.