-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF miraton ndryshime, nga janari 7 lojtarë të huaj në fushë

Kryesoret

Ditën e sotme u mblodh Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së për të shqyrtuar një sërë propozimesh në lidhje me rregulloret e kampionateve, investimet në infrastrukturën sportive apo dhe sistemin VAR.

Ata vendosën që duke nisur nga muaji janar 2025, klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve. Ndërsa në Kategorinë e Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Gjithashtu janë miratuar çmimet e biletave për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares ndaj Çekisë dhe Ukrainës, që luhen në muajin nëntor në Tiranë.

FSHF në bashkëpunim me klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër kanë rënë dakord për konstruksionin e një fushe me bar natyral në njësinë administrative Postribë dhe për mbështetjen e projektit të rikonstruksionit të fushave tek“Kompleksi Sportiv Zmijani”.

Në lidhje me infrastrukturën, u miratua edhe kërkesa për mbështetje financiare referuar projektit për rikonstruksionin e tapetit dhe dhomave të zhveshjes tek “Myslim Koci”, në Gramsh.

Gjatë mbledhje u diskutua dhe u miratuan propozimet për qendërzimin e sistemit VAR dhe propozimi për krijimin e një platforme televizive FSHF – TV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit