Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka pësuar një dëmtim, i cili sipas asaj që shkruajnë mediat është mjaft serioz. Sipas “Estadio Deportivo”, Muriqi mund të mos jetë në dispozicion për 3 ose 4 javë.
Në këto kushte, te Mallorca duhet të mendojnë për alternativa të tjera, deri në momentin që lojtari dardan të rikthehet.
Situata e tij do ndiqet me interes edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, pasi të besuarit e Fodës zbresin në fushë në tetor.