-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për ‘The New York Times’: Shqipëria po planifikon të krijojë një ‘Vatikan’ brenda Tiranës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për “The New York Times” se Shqipëria po planifikon krijimin e një enklave bektashiane në Tiranë, e cila do të funksionojë si një shtet i vogël, në stilin e Vatikanit.

Sipas tij, ky projekt ka për qëllim promovimin e tolerancës fetare në vend.

Kleriku Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, do të udhëheqë këtë territor, që do të përfshijë një sipërfaqe prej 27 hektarësh.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare,” tha Rama, duke theksuar se plani do të dërgojë një mesazh pozitiv për muslimanët.

Baba Mondi, nga ana e tij, shpjegoi se “Zoti nuk ndalon asgjë”, duke e përshkruar këtë iniciativë si një mundësi për të krijuar një model të moderuar të Islamit në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit