-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i mbetjeve, Kumbaro: Të rrezikshme nuk do të thotë toksike

Kryesoret

Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në një emision ka folur në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike.

Kumbaro është shprehur se nuk sheh shqetësime pasi të gjithë sektorët e mbetjeve është normale që të krijojnë mbetje.

“Të rrezikshme nuk do të thotë automatikisht toksike. Mbetjet e rrezikshme mund të jenë si p.sh. ato të çelikut, magazinohen, grumbullohen, rikuperohen, përpunohen, asgjësohen dhe mund të eksportohen. E rëndësishme është të bëhen sipas lejes mjedisore”, tha Kumbaro.

Më tej ajo ka shprehur se kompania Sokolaj e ka marrë licencën në vitin 2002 sipas ligjit dhe nuk ka bërë kërkesë për një kod unik që e bën të gjurmueshëm.

“Kompania në fjalë nuk është e pajisur me një autorizim eksporti, nuk ka bërë kërkesë për të eksportuar mbetje, nuk ka bërë deklarim të eksportit. Malli dhe mbetjet kanë mënyra të ndryshme sesi trajtohen. Që në momentin e parë që kemi indicie, kemi ngritur një grup pune dhe jemi në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit duke i vënë në dispozicion të gjitha informacionet. Në fund të procesit, organi i drejtësisë do të vendosë. Flitet për mbetje por nuk e dimë se çfarë kanë kontejnerët. Duhet të presim me durim rezultatin e organeve inspektuese dhe hetimore, për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar çfarë ka në kontejnerë dhe çfarë hapash duhet të ndiqen”, tha Kumbaro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit