Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila është shpallur nga Kombet e Bashkuara që në vitin 1981, shënohet sot, më 21 Shtator, nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata në mbarë botën.
Tema për këtë vit fokusohet në “Punë e denjë dhe rritje ekonomike” dhe “Partneritete për Qëllimet”, duke theksuar rëndësinë e matjes së progresit në zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo ditë ofron një mundësi globale për të përkushtuar energjinë e gjithë njerëzimit ndaj Paqes dhe për të kontribuar në ndërtimin e një kulture paqeje, pavarësisht dallimeve.