-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Rritja e pensioneve ofendim për pensionistët, qeveria mbështet pakicën

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi rritjen e pensioneve prej 25 lekësh në ditë, duke e quajtur këtë një ofendim për 750 mijë pensionistët që përballen me rritje çmimesh deri në 30%.

Ajo theksoi se ndërsa qeveria mburret me këtë rritje, fondet publike po shkojnë për një pakicë të privilegjuar.

“Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë?” pyeti Tabaku, duke nënvizuar se kjo është një padrejtësi për ata që kanë kontribuar për vendin. Ajo paralajmëroi se familjet po varen gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e emigrantëve, duke theksuar se 26% e familjeve shqiptare mbijetojnë falë këtyre të ardhurave.

Tabaku kërkoi një mbështetje më të madhe për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, dhe kritikoi qeverinë për menaxhimin e dobët të buxhetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit