Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti Lordin Stuart Peach, Dërguar të Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, në një takim ku u diskutua situata e rajonit dhe rëndësia e linjës së përbashkët me politikat e Bashkimit Evropian.
Ata theksuan nevojën për investime në infrastrukturë dhe vlerësuan kontributin e vendeve të Ballkanit në stabilitetin rajonal.