-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy rusë dhe një amerikane kthehen nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Kryesoret

Anija kozmike, Soyuz, që barte dy rusë dhe një amerikane nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ateroi në Kazakistan më 23 shtator, duke i dhënë fund qëndrimit rekord të dy rusëve në hapësirë.

Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub u kthyen në Tokë pasi qëndruan për 374 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Të premten ata thyen rekordin për qëndrimin më të gjatë në stacion. Në Tokë u kthye edhe amerikania, Tracy Dyson, e cila qëndroi në stacionin hapësinor për gjashtë muaj.
Tetë astronautë vazhdojnë të jenë në Stacionin e Hapësirës, përfshirë amerikanët Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët ishte dashur të ktheheshin në Tokë kohë më parë.

Dyshja amerikane shkoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në qershor si ekipi i parë i anijes së re kozmike Starliner e Boeingut. Por, udhëtimi i tyre për në hapësirë u përcoll me probleme për shkak të rrjedhjes së heliumit dhe agjencia hapësinore amerikane, NASA, vendosi se është shumë e rrezikshme që ata të kthehen në Tokë me anijen kozmike, Starliner.

Dy astronautët pritet të kthehen në Tokë vitin e ardhshëm me një anije kozmike të SpaceX./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit