KFOR-i ka intensifikuar fushatën ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë, të shpeshta për moshat nën 16 vjeçare.
Në një njoftim në Facebook, ata theksuan pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike që këto martesat sjellin.
Një zyrtare e KFOR-it u takua me vajza në Mitrovicë për të diskutuar rëndësinë e arsimit dhe ndjekjes së shkollës si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin personal dhe profesional.
“Një zyrtare e KFOR-it u takua me një grup vajzash në Mitrovicë”.
“Ata shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e ndjekjes së shkollës dhe për rolin thelbësor që luan arsimi për zhvillimet personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.