Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar në lidhje me raportimet mbi themelimin e një mikroshteti sovran të Urdhrit Bektashi. Me anë të një deklarate Komuniteti Mysliman Shqiptar shpreh shqetësimin kur flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar”, apo edhe për shteti Islam brenda republikës.
Ko
Komunitetiu thotë që vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
“Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë”, deklaron KMSH.
Në mbyllje të reagimit KMSH thekson se do të ndjekë me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.