Nuk ka liri, por vazhdim të paraburgimit. Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ka ndryshuar masën e sigurisë, arrest në burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për “Sterilizimin”.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.
Disa muaj me vonë, prokuroria e posaçme caktoi “detyrim paraqitje” edhe për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen “SASPAC”.