Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputeti Ervin Salianji kritkoi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Ai tha: Që nuk jeni të kënaqur, keni të drejtë, sepse e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur.
Salianji theksoi dështimet në arrestimin e krerëve të bandave dhe përfshirjen e disa drejtuesve të policisë në aktivitete kriminale, duke pyetur: Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin për të treguar nëse kanë përdorur aplikacionin SKY?
Ai e përfundoi duke thënë: Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ai dhe thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës.