Administratori i një guroreje në Dimal të Beratit, A.Ç, 51 vjeç, është proceduar penalisht pas shpërthimeve me lëndë plasëse që ndodhën në subjektin e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 21 Shtator 2024 dhe ka shkaktuar dëme në disa banesa të zonës.
Sipas policisë, materialet janë referuar në Prokurorinë e Beratit, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për A.Ç.
Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimet janë në shqyrtim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.