Nga dita e sotme Vangjel Tavo është zyrtarisht në krye të bashkisë së Himarës. Socialisti i vjetër fitoi zgjedhjet në 4 Gusht përballë Petro Gjikurisë me një diferencë të thellë.
Mbi 1400 vota. Opozita përdori të gjitha mekanizmat ligjorë përmes ankimimeve, që u rrëzuan dhe në fund Tavo bëri betimin në krye të bashkisë.