Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Joe Biden riafirmoi angazhimin e SHBA për të mbështetur Ukrainën deri në fitoren e saj ndaj Rusisë.
Ai theksoi se populli ukrainas dhe aleatët globalë u ngritën në mbrojtje të vendit, duke përmendur forcimin e NATO-s.
“Më e rëndësishmja, populli ukrainas u ngrit në këmbë. I kërkova njerëzve në këtë dhomë të ngrihen në mbrojtje të tyre, “tha Biden.
Biden nënvizoi se pavarësisht vështirësive, bota është më e fortë kur vepron së bashku, dhe shprehu shqetësim për situatën në Gaza, duke kërkuar një armëpushim dhe lehtësim të vuajtjeve për civilët.