Qeveria e Republikës së Kosovës emërtoi sot rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban – Banjskë, me emrin e heroit Afrim Bunjaku.
Ky vendim vjen në një përvjetor të dhimbshëm, pasi Bunjaku u vra në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar.
Kjo ngjarje shkaktoi tensione dhe për pasojë, disa sulmues serbë humbën jetën në aksionin e policisë. Ky emërim nderon kujtimin e një polici të rënë për vendin.