Një operacion i gjerë europian kundër krimit të organizuar shqiptar ka filluar në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe, duke zgjatur për më shumë se 24 orë.
Mediat franceze raportojnë se mëngjesin e së martës janë arrestuar 8 persona në zonën e Morbihan, ndërsa operacioni ka pasur fokus në disa vende të tjera.
Në territorin francez, forcat e policisë kanë sekuestruar 40 kg kokainë, 85 mijë euro cash, si dhe 4 automjete, përfshirë tri “Mercedes-Benz”.
Operacioni ka prekur sektorin Vannes dhe bashkitë përreth, me pritshmëri për të tjera detaje në orët e ardhshme.