Kryeministri Edi Rama u takua në New York me Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të finalizuar dy projekte energjetike të rëndësishme.
Së pari, ata po krijojnë një kompani të përbashkët energjitike, KESH&MAZDAR, që do të investojë në Shqipëri dhe rajon. Së dyti, do të ndërtohet një linjë nënujore transmetimi energjie me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.