-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në Shkup, vizitë në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në vizitën e saj në Shkup ka ndaluar në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, ku ka vendosur dhe një buqetë me lule.

“Nuk mund të vija në Shkup dhe të mos ndaloja për të vendosur një buqetë me lule në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, shenjtores sonë, bijës më të shquar të kombit shqiptar që i përket të gjithë botë”, shkruan Spiropali.

Më pas ajo thotë që ka vizituar edhe Muzeun e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, ku e cilëson atë atë si një nga ngjarjet më madhore për historinë, kulturën dhe identitetin.

“51 foto dhe 58 dokumente flasin e na tregojnë rrugën e gjatë e të mundimshme drejt Alfabetit, drejt shkrimit të Shqipes, gjuhës sonë të bukur e të shenjtë, me alfabetin latin. Me vendim të qeverisë shqiptare, 22 nëntori, Dita e Kongresit të Manastirit, kremtohet në Shqipëri si Dita e Alfabetit Shqip”, shprehet Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit