Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit “Lajthiza”, është arrestuar pas një muaji në arrati. Ai ishte shpallur në kërkim pasi plagosi tre persona në një festë që u mbajt më 28 korrik në lokalin “Savoy Garden” në Tiranë.
Gjatë ngjarjes, Elezaj plagosi një vajzë 36-vjeçare dhe dy familjarët e saj, për t’u larguar menjëherë pas incidentit.
Policia ka arrestuar gjithashtu dy persona të tjerë që ndihmuan në fshehjen e armës. Ndaj Elezajt rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje.
Kush është djali i biznesmenit që plagosi në festë një vajzë me dy vëllezërit?