Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit shqiptar për të shqyrtuar mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kërkesa u paraqit nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, më 13 Shtator 2024.
Sipas njoftimit zyrtar, shqyrtimi i kësaj çështjeje do të zhvillohet në datat 6-7 Dhjetor të këtij viti. Komisioni do të ofrojë një opinion mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me rolin e Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.
Drafti i opinionit do të miratohet në seancën e 141-të plenare të Komisionit.