-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji publikon përgjimet, drejtuesit e policisë paguanin Fredi Alizotin për dëshmi të rreme

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë publike përgjimet telefonike mes Albert Nushit, ish-drejtor i policisë së Fierit, dhe Fredi Alizotit, duke akuzuar drejtuesit e lartë të policisë se e kanë paguar Alizotin për të ndryshuar dëshminë në çështjen “Babalja”.

Sipas Salianjit, bisedat tregojnë se Alizoti dhe Nushi diskutonin për pagesa, duke sugjeruar se pas marrjes së parave, Alizoti ka ndryshuar dëshminë e tij në gjykatë, fillimisht duke akuzuar Agron Xhafajn për trafik droge dhe më pas duke thënë se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Janë qindra komunikime mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilat ndodhen në dosjen e Prokurorisë. Të gjithë këta zyrtarë janë angazhuar në manipulimin e procesit gjyqësor në këmbim të parave”, tha Salianji.

Pjesë nga përgjimet, 8 qershor 2018

Albert Nushi, ish-drejtor i Policisë së Fierit, i telefonon Fredi Alizotit

Albert Nushi: Je i madh. I more ato?

Alizoti: I madh jam unë…

Alizoti: Fol me shefin e madh. E kupton vetë ti, se s’dua ta them.

Albert Nushi: Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon.

Alizoti: Një sekondë, do t’i thuash shefit të më takojë mua sot se s’bën…

Albert Nushi: Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri.

Alizoti: Në ç’vend është?

Albert Nushi: Shefi është jashtë. Ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.

Alizoti: Nesër dmth do të marr unë ato (qesh)?

Albert Nushi: Dëgjo ore dëgjo, nesër…

“E gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërëe është depozituar në gjykatë për arsye që të shmanget nga kallëzimi i ri vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës. Gjyqtari i çështjes i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme për shkak se njihte avokatin tim dhe ka deklaruar se ka konflikt interesi, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe më pas ka marrë përsipër të bëjë një gjë të pamendueshme që nuk është në funksion të ligjit”, tha Salianji.

Po ju lexoj një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Torinos: Artan Gjermeni në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes. Denoncimi ka ardhur nga të dhënat e ardhura nga provat e dosjeve gjyqësore që tregojnë loidhjen e drejtpërdrejtë të funksioinarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale. Gjermeni është i kapur, nga transkriptet e bisedave në Sky ku bëhet fjalë për favorizim të grupeve kriminale, për ndërhyrje në short… Ka përgjime zyrtare, disponohen nga Prokuroria“, theksoi Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit