Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Nicholas Abbott.
Spiropali vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje kontributin e vlerësuar për bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në rajon, si dhe për të përballuar sfidat e integrimit europian.
Ndërsa ambasadori Abboott vlerësoi arritjet e Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve si një demokraci që funksion mirë.
Gjithashtu ai vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euro-atlantike.