-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden njofton ndihmën prej 8 miliardë dollarësh për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli më 26 shtator një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 8 miliardë dollarë, para takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington.

“Mesazhi im është i qartë: SHBA-ja do t’i japë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për ta fituar këtë luftë,” tha Biden.

Paketë përfshin për herë të parë një bombë precize me rreze prej 130 kilometrash, si dhe bateri shtesë të sistemeve Patriot dhe raketat AMRAAM. Biden theksoi se do të zgjerohet trajnimi për pilotët ukrainas për avionët F-16, duke përfshirë 18 pilotë të rinj vitin e ardhshëm.

Ai gjithashtu njoftoi për përpjekjet për të penguar rrjetet e kriptovalutave që përdoren nga Rusia për të shmangur sanksionet. Në muajin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku do të koordinohen përpjekjet për mbështetje ndaj Ukrainës.

Zelensky falënderoi Bidenin për këtë paketë dhe pritet të paraqesë “planin e paqes” gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë. SHBA-ja ka ofruar ndihma ushtarake të konsiderueshme për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit