Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin prej 1 viti burg për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, akt që sipas Agron Gjekmarkajt, është një veprim politik i orchestruar nga Rilindja.
Gjekmarkaj e sheh këtë vendim si një sulm ndaj fjalës së lirë dhe shpreh shqetësimin për drejtësinë dhe demokracinë, duke theksuar se PD nuk do të dorëzohet.
Postimi i plotë i Gjekmarkaj:
Pranga në duart e Opozitës!
Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!
PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!