Deputetja demokrate Elda Hoti ka reaguar pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg, duke akuzuar drejtësinë se ka vepruar si instrument i hakmarrjes politike nga qeveria e Edi Ramës.
Ajo theksoi se vendimi shërben për të shtruar rrugën vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve të 2025-s, duke paralajmëruar se çdo qytetar shqiptar është në rrezik.
Hoti kritikoi përdorimin e gjykatave për të goditur opozitën pa fakte, duke e cilësuar situatën si një alarm për demokracinë në vend.