Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me një vit burg për Ervin Salianjin, duke i hequr kështu mandatin si deputet.
Sipas nenit 71.1 të Kushtetutës, një deputet humb mandatin kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për një krim. Në vendin e tij pritet të marrë Andrea Mano, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korçë dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.
Kjo situatë vjen pas një periudhe tensioni politik dhe kritikash ndaj drejtësisë në vend.