Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për “Babalen”, Ervin Salianji ka komunikuar me drejtuesit e policisë për t’u vënë në dispozicion.
Ai theksoi se ka diskutuar gjithashtu me prokurorin e Tiranës për të përshpejtuar procedurat, duke shprehur gatishmërinë për t’u paraqitur nesër.
Blendi Fevziu: Vendimi i formës së prerë që jepet nga Apeli, e ndërpret mandatin tuaj të deputetit, apo duhet të mblidhet Komisioni i Mandateve?
Ervin Salianji: Kam komunikuar sot me drejtuesit e policisë për t’u vënë në dispozicion menjëherë dhe me prokurorin e Tiranës për të ju thënë se çfarë duhet na unë që të mos e zgjasim sepse do të fillojnë aludimet. Sapo të bëhet procedura nesër do të jem aty.
Nuk ka asnjë dënim për kallëzim të rremë, sidomos ndaj një politikani deri më sot. Kushtetuta thotë se nuk mund t’i hiqet imuniteti i deputetit pa marrë miratimin nga Parlamenti. Mendimi im, në rastet kur një sistem gjyqësor, në parim është që imuniteti i deputetit i është dhënë për të mos abuzuar me ndjekjen penale dhe për ta mbrojtur nga pushtetet e tjera.
Mund të çmendet një sistem gjyqësor për shembull, ky është rasti tipik dhe dhe Parlamenti thotë që je “çmendur” dhe të ndalon të mos ndodhë kjo për të tjerët. Por nuk jemi para rastit klasik. Është një debat që i takon për t’u bërë nga profesionistët.
Blendi Fevziu: Ju vunë në dijeni se ku do ta vuani dënimin?
Ervin Salianji: Jo, ende.