Erisa Xhixho, deputete e Partisë Liberale, ka reaguar për vendimin e Apelit që konfirmoi dënimin e Ervin Salianjit. Ajo e cilëson këtë vendim si një akt politik, duke thënë se Salianji u dënua për guximin e tij në denoncimin e aferave të qeverisë socialiste.
“Me këtë dënim, pushteti i Kryeministrit po përdor drejtësinë si një instrument për të frikësuar opozitën dhe qytetarët,” shkruan Xhixho në rrjetet sociale.
Ajo apelon për unitet mes opozitës dhe qytetarëve për të siguruar që askush të mos ketë guximin të shpërdorojë pushtetin për interesa korruptive.