Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pas një operacioni policor që zbuloi një plantacion të fshehur me 372 bimë marijuanë dhe 42 kilogramë drogë.
Autoritetet identifikuan shtëpinë në rrugën Major në Els Omellons, duke u mbështetur në informacione të marra për aktivitet të dyshimtë.
Kontrolli zbuloi një infrastrukturë komplekse për kultivimin e marijuanës, përfshirë kompresorë, llamba dhe ventilatorë, si dhe manipulime me energjinë elektrike. Vlera e drogës e konfiskuar kap shifrën mbi 100,000 euro.
Arrestimi është rezultat i një hetimi që filloi në fillim të vitit.