Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë që dënoi me një vit burg deputetin e PD-së, Ervin Salianji është hedhur shorti për të caktuar prokurorin që do të presë urdhrin për ta ekzekutuar.
Shorti i hedhur ditën e sotme i ka rënë prokurores Elona Alvora. Urdhri ekzekutimit pritet ti dorëzohet policisë, ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.