Politikania demokrate Grida Duma ka folur për raportin e saj me deputetin Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”.
Ajo e cilësoi Salianjin si “bashkudhëtar” dhe theksoi se ai ka ndërtuar një identitet të fortë politik përmes denoncimeve.
“Një zë denoncues i cili ka krijuar figurën, identitetin dhe plot lëvizje të tjera. Identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve, edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse këto denoncime duheshin bërë”, u shpreh më tej Grida Duma.