Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat, theksoi se “ky është dënimi i parë në 34 vite për një politikan për agjitacion dhe propagandë.”
Ai e përshkroi këtë situatë si një betejë fjalësh, pa kallëzim formal.
Salianji njoftoi se ka pasur komunikim me të gjithë politikanët kryesorë të opozitës, të cilët kanë shprehur solidaritet, pavarësisht diferencave të mëparshme.
Ai kritikoi atë që e quajti hipokrizi, duke thënë se shumë prej tyre komentojnë vendimet gjyqësore vetëm kur është në interesin e tyre.
“Kam pasur komunikim me të gjithë politikanë kryesor të opozitës. Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur. Edhe deputetë që nuk janë zyrtarisht në PD kanë mbajtur qëndrim. Nuk kam parë njeri përveç këtej që nuk do komentonte vendimet e gjykatave, por kur i intereson i komenton”, tha Salianji.