Ditën e sotme policia e Kosovës ka zbuluar sasinë më të madhe të kanabisit në Kliçinë e Pejës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ton kanabis me vlerë përafërsisht 5 milionë euro.
Ky sekuestrim u konfirmua me anë të një postimi në rrjetet sociale nga Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, shkruan Nikçi.