Sulmuesi shqiptar i Kosovës Astrit Selmani po kalon një moment mjaft të mirë me Dinamon e Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.
27-vjeçari në minutën e 28-të gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Botosanit duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0 për vendasit.
Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Selmanin, në 11 javë të luajtura. Selmani është shndërruar në një lider te ekipi i tij, pasi që në 10 javë ka siguruar 16 pikë.