Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin u takua në Beograd me kreun e agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane, William Burns, pavarësisht se është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara. Shefi i CIA-s i kërkoi Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“E dini se çfarë më tha? Ai foli me mua dhe më tha se ata e dinë që unë nuk jam agjent rus dhe kriminel, por që jam strategjikisht kundër qëndrimeve të qeverisë së tij.
E saktë, absolutisht e saktë. Sepse strategjia dhe qëndrimet e qeverisë së tij janë të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të vendosim sanksione kundër Federatës Ruse. Por kjo nuk do të ndodhë përderisa Aleksandër Vuçiç të udhëheqë Serbinë dhe unë të jem në qeverinë e Serbisë”, tha Aleksandër Vulin.