Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut, Nabil Kaouk, në një sulm ajror, duke intensifikuar goditjet ndaj grupit militant libanez.
Ky sulm vjen pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke shkaktuar panik në radhët e grupit. Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë eliminuar së fundmi, ndërsa grupi ka vazhduar të sulmojë veriun e Izraelit me raketa, që shumica janë neutralizuar.
Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në rritje.