Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë marijuanë skunk në fshatin Sukobin të Ulqinit.
Dy persona, të dyshuar si trafikantë, janë larguar drejt Shqipërisë pas zbulimit të lëndës narkotike.
Autoritetet po e hetojnë rastin dhe kanë njoftuar Prokurorinë e Lartë në Podgoricë.