Partia Demokratike do të mbajë sot në orën 18:00 një mbledhje të Këshillit Kombëtar, me fokus në protestën e planifikuar për 6 Tetor dhe aksionin opozitar që do të nisë në Parlament pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji.
PD e ka cilësuar këtë vendim gjyqësor si një tentativë për të larguar Salianjin nga gara elektorale dhe një sulm të hapur ndaj opozitës.
Mbrëmjen e së enjtes, PD organizoi një mbledhje të Kryesisë për të diskutuar hapat që do të ndërmarrë opozita pas këtij dënimi. Gjatë kësaj mbledhjeje, u shpall data 6 Tetor si aksioni i parë opozitar në reagim ndaj vendimit gjyqësor.