Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë është e sigurt, por momenti i saktë ende nuk është përcaktuar.
Gjatë një interviste, ai theksoi se diskutimet me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, fokusohen tani në kur do të ndodhë hapja, jo nëse do të hapet.
“Aty jemi duke bisedu me aleatët tanë, jemi duke bisedu edhe me KFOR-in, aty nuk është çështje e diskutimeve a duhet të hapet ura, apo nuk duhet të hapet ura. Është çështje e momentit kur duhet të hapet ura e prandaj edhe po diskutojmë”, tha Sveçla.
Sveçla po ashtu njoftoi se misioni i NATO-s është në dijeni për veprimet e kryera gjatë verës, përfshirë testimet dhe riparimet e urës.