Qeveria gjermane ka vendosur të përgjysmojë ndihmat humanitare për vitin 2025, duke planifikuar të shpenzojë vetëm rreth një miliardë euro.
Kjo masë është pjesë e një politike kursimi dhe vjen në një kohë kur nevojat globale për ndihma po rriten.
Sekretarja e Shtetit, Susanne Baumann, ka prezantuar një strategji për ta bërë ndihmën më efikase, duke fokusuar mbështetje te organizatat lokale dhe koordinim me donatorë të tjerë.
Kritikët e kësaj politike theksojnë se ndihma duhet të bazohet në nevojat e njerëzve, jo në interesat politike të donatorëve.