Bota e sportit në Shqipëri është në zi pas ndarjes nga jeta të Vangjel Kojës në moshën 91-vjeçare. Ai njihej si “babai” i volejbollit dhe ishte një nga figurat më të shquara të këtij sporti.
Vangjel Koja ka pasur një karrierë të pasur si sportist, duke u dalluar si atlet, basketbollist dhe volejbollist. Kulmin e karrierës e arriti si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ku udhëhoqi ekipin drejt sukseseve të mëdha, duke e bërë atë kampion absolut në vitet ’70-’90 dhe duke arritur deri në katër më të mirat në Evropë.
Koja ka kontribuar gjithashtu si trajner i ekipit kombëtar në volejboll, duke i kushtuar të gjithë jetën e tij sportit. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin sportiv shqiptar.