Sot, Vangjel Tavo, fitues i zgjedhjeve të 4 Gushtit me rreth 1500 vota diferencë ndaj Petro Gjikurisë, betohet si kryebashkiak i Himarës.
Tavo do të marrë detyrën për tre vitet e ardhshme, pas ndërrimit të mandatit nga Fredi Beleri. Kryebashkiaku i Himarës do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale
“Jam i privilegjuar të qëndroj para jush si kryetar i Bashkisë së Himarës. Do i shërbej Himarës dhe të gjithë banorëve. Kryebashkiaku njihet ndryshe dhe si qytetar i parë, por unë zotohem se do jem shërbëtori i parë i Himarës, në të mirë të çdo banori”, tha ai.