Pas skenave të dhunshme në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike djegën karrige, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, shprehu shqetësim për situatën.
Ai nënvizoi se metoda të tilla nuk janë të pranueshme në një demokraci dhe kërkoi rikthimin në dialog për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.
“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin.
Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë.”, u shpreh Gonzato.