Partia Demokratike është rikthyer më të drejta të plotë në Partitë Popullore Europiane ku bën pjese prej vitesh. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe deputetja Albana Vokshi kanë marrë pjesë në tryezën politike të PPE-së, të zhvilluar një ditë më parë.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë tryezë politike, Bylykbashi është shprehur se kryetari i PD-së, Sali Berisha mbahet nën arrest pa asnjë provë dhe fakt.
Po ashtu ai ka përmendur dhe rastin e deputetit Ervin Salianji, që u dënua me dëshmitar të rremë dhe eurodeputeti, kandidati fitues i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u arrestua dhe dënua, po me dëshmitar të rremë.