Mark Rutte, kreu i ri i NATO-s, shprehu se nuk është i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të 5 nëntorit, pavarësisht mundësisë së rikthimit të Donald Trumpit.
Ai theksoi se e njeh mirë dy kandidatët dhe ka pasur bashkëpunim me Trumpin gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Rutte zëvendëson norvegjezin Jens Stoltenberg, i cili kishte siguruar se Aleanca Atlantike do të vazhdojë të jetë “në duar të sigurta” me ardhjen e tij.